Ndërlidhjet

YouTube-i s’do heqë videon anti-islamike nga përmbajtja


Youtube

Youtube

Drejtësia amerikane ka hedhur poshtë një tjetër përpjekje për të detyruar YouTube-in që të heqë nga përmbajtja e tij videon anti-islamike, e cila ka shkaktuar protesta të dhunshme në Lindjen e Mesme.

Gjykatësi federal në Llos Angjelles ka refuzuar kërkesën e Cindy Garciat, aktores që është shfaqur në filmin “Pafajësia e Myslimanëve”.

Gracia thotë se është mashtruar dhe se nuk ka pasur ide se filmi është anti-islamik.

Ajo ka humbur një sfidë të ngjashme ligjore në një gjykatë të Kalifornisë, në muajin shtator.

Videoja 13-minutëshe, e cila e përshkruan Profetin Muhammad si budalla dhe devijues seksual, ka shkaktuar protesta anti-amerikane në Egjipt, Libi dhe vende të tjera myslimane në muajin shtator.
XS
SM
MD
LG