Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Përgjimet mund të jenë shpërndarë nga avokatët


Logo e EULEX-it

Logo e EULEX-it

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ka thënë sot se avokatët mbrojtës të një rasti mund të kenë shpërndarë audio-incizimet e bisedave ndërmjet zyrtarëve të lartë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, që më pastaj janë postuar në YouTube.

EULEX-i ka thënë se audio regjistrimet janë pjesë e një hetimi që është duke u zhvilluar dhe se ato u janë dorëzuar avokatëve mbrojtës dhe gjykatësve në Prishtinë, duke mos përmendur se për cilin rast dhe për cilin person që është nën hetim bëhet fjalë, raporton agjencia AP.

Një burim ndërkombëtar i sigurisë, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se përgjimi “është pjesë e hetimit për korrupsion në Ministrinë e Transportit”.

Në një aferë të tillë është akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

Në YouTube janë publikuar disa biseda telefonike, që thuhet se janë përgjime të kryeministrit Thaçi dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të PDK-së. Në to është vënë në thumb kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

EULEX-i ka konfirmuar se bisedat e incizuara nuk janë të montuara.
XS
SM
MD
LG