Ndërlidhjet

Islamikët protestojnë në mbështetje të Morsit


Kajro

Kajro

Mijëra islamikë janë mbledhur në Kajro për të shprehur mbështetjen ndaj presidentit Muhammad Morsi dhe projekt-kushtetutës së re.

Kjo e fundit është kundërshtuar nga liberalët dhe të krishterët, të cilët thonë se ajo kërcënon të minojë disa të drejta themelore.

Vëllazëria Myslimane e Morsit i ka thirrur protestat e sotme për t’iu kundërvënë protestave të opozitës, që janë mbajtur gjatë gjithë javës.

Mbështetësit e opozitës kanë shprehur zemërimin për një dekret të ri të Morsit.

Morsi pritet të miratojë kushtetutën këtë fundjavë. Ai thotë se miratimi i kushtetutës do të anulojë dekretin e tij të fundit, që i jep vetes kompetenca shtesë për të nxjerrë vendime pa mbikëqyrje gjyqësore.
XS
SM
MD
LG