Ndërlidhjet

Serbët protestojnë kundër lirimit të Haradinajt


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
Anëtarët e familjeve të serbëve të vrarë në Kosovë kanë protestuar sot në Beograd, për shkak të lirimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, raportojnë mediat serbe.

“Kjo është shuplaka e fundit në fytyrë. Më kot kemi dhënë dëshmi në Hagë dhe në organet tona. Askush nuk ka treguar interesim”, u ka thënë gazetarëve Gordana Gjikanoviq, nga Asociacioni i Familjeve të të Vrarëve.

Sipas saj, nga vitit 1998 e deri më sot, “në Kosovë janë vrarë 3,500 serbë dhe joshqiptarë".

Gjykata e Hagës ka liruar të enjten Haradinajn dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, nga të gjitha akuzat për krime lufte.
XS
SM
MD
LG