Ndërlidhjet

Koreja V. do të testojë raketë me rreze të gjatë


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Veriut ka bërë të ditur se do të lëshojë një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA ka thënë se lëshimi do të bëhet në mes të 10 dhe 22 dhjetorit.

Phenjani ka bërë një lansim të tillë në muajin prill, porse ka dështuar shpejt për shkak të problemeve teknike.

Koreja e Veriut ndalohet të kryejë prova raketore nën rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Phenjani thotë se ato kanë qëllime paqësore.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut besojnë se shteti komunist teston raketa me rreze të gjatë, në përpjekje për të zhvilluar raketën interkontinentale balistike, të aftë për të bartur koka bërthamore.
XS
SM
MD
LG