Ndërlidhjet

Jakshiq apelon për protesta kundër “kufijve Kosovë- Serbi”


Marko Jakshiq
Marko Jakshiq
Politikani serb nga veriu i Kosovës, Marko Jakshiq, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që me “protesta masive dhe paqësore” t’i thonë “jo” vizatimit të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai u ka dërguar “apel vëllazëror” të gjithë serbëve që me protestat para Qeverisë së Serbisë dhe në afërsi të vendkalimeve Bërnjak dhe Jarinë të shprehin pakënaqësinë me vendimet e Prishtinës dhe Beogradit.

Dy vendet janë dakorduar që se shpejti të nisin me zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Disa zyrtarë në Beograd kanë thënë se ajo do të nisë së zbatuari më 10 dhjetor.

Jakshiq ka thënë se përcaktimi i vendkalimeve kufitare rrumbullaon pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG