Ndërlidhjet

Luftimet pezullojnë fluturimet drejt Damaskut


Siri

Siri

Luftimet ndërmjet trupave të Qeverisë siriane dhe rebelëve në afërsi të aeroportit të Damaskut kanë bërë që shumë linja ajrore të pezullojnë shërbimet drejt kryeqytetit të Sirisë.

Forcat qeveritare të shtunën kanë bombarduar lagjen periferike të al-Basatenit në përpjekje për të siguruar zonat përreth aeroportit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë të premten se konflikti 20-muajsh në Siri ka arritur nivele të reja të dhunës dhe brutalitetit.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, i është përgjigjur me dhunë revoltës kundër regjimit të tij. Mbi 40,000 njerëz, shumica nga ta civilë, thuhet se kanë humbur jetën në konflikt.
XS
SM
MD
LG