Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten tre civilë - dy nga ta fëmijë


Afganistan
Afganistan
Tre civilë, dy prej tyre fëmijë, kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në jug të Afganistanit.

Burimet zyrtare thonë se shpërthimi ka ndodhur në qarkun Dehravud të provincës Uruzgan.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush, ndonëse sulme të ngjashme, në të kaluarën, janë kryer nga militantët talibanë.

Të enjten, dhjetë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë kur automjeti i tyre ka hasur në një bombë në anë të rrugës, në të njëjtin qark.
XS
SM
MD
LG