Ndërlidhjet

Islamikët protestojnë në mbështetje të presidentit


Mbështetësit e Morsit
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:43 0:00

Mbështetësit e Morsit

Mijëra islamikë janë mbledhur në Kajro për të shprehur mbështetjen ndaj presidentit Muhammad Morsi dhe projekt-kushtetutës së re.

Kjo e fundit është kundërshtuar nga liberalët dhe të krishterët, të cilët thonë se ajo kërcënon të minojë disa të drejta themelore.

Vëllazëria Myslimane e Morsit i ka thirrur protestat e sotme për t’iu kundërvënë protestave të opozitës, që janë mbajtur gjatë gjithë javës.

Mbështetësit e opozitës kanë shprehur zemërimin për dekretin e ri të Morsit, i cili i jep atij kompetenca gjithëpërfshirëse.

Demonstruesit që kanë qëndruar gjatë gjithë natës në Sheshin Tahrir të Kajros, kanë vazhduar protestat edhe sot.

Njëri nga ta ka qenë Ahmed Ramadan. Duke folur për agjencinë Reuters, ai ka thënë se protestat e opozitës kundër Morsit nuk do të ndalojnë derisa presidenti nuk jep dorëheqje.

“Protestat do të zgjerohen derisa ai të largohet, sepse ai nuk është personi i duhur për të udhëhequr. Njerëzit e kanë zgjedhur atë për të bërë reforma në vend dhe jo për të nxjerrë kushtetutë që është e përsosur për veten e tij. Ne duam që ai të reformojë vendin”, ka thënë Ramadan.

Ibrahim Shallouf, një tjetër mbështetës i opozitës, ka thënë se projekt-kushtetuta e tre, e miratuar nga aleatët islamikë të Morsit, nuk përfaqëson gjithë Egjiptin.

“Vëllazëria Myslimane ka shumicën e anëtarëve në Asamble dhe ata nxjerrin kushtetutë që u konvenon. Ne duam që kushtetuta të përfaqësojë gjithë popullin”, ka thënë Shallouf.

Morsi pritet të miratojë kushtetutën këtë fundjavë, duke vënë në lëvizje planet për një referendum mbarëkombëtar që mund të mbahet në mes të dhjetorit.

Presidenti ka thënë se miratimi i kushtetutës do të anulojë dekretin e tij, që i jep kompetenca të gjera për të nxjerrë vendime pa mbikëqyrje gjyqësore.(v.t.)
XS
SM
MD
LG