Ndërlidhjet

logo-print

Rikthehen shërbimet e komunikimit në Damask


Damask, Siri

Damask, Siri

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë mobile janë rikthyer në Damask pas dy ditësh ndërprerje.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka thënë se ndërprerja ka ndodhur për shkak të mirëmbajtjes.

Por, aktivistët e opozitës kanë shfaqur dyshimet se ajo është bërë me qëllim për të penguar komunikimet ndërmjet grupeve opozitare dhe rebelëve.

Ndërkohë, luftimet ndërmjet trupave të Qeverisë siriane dhe rebelëve në afërsi të aeroportit të Damaskut kanë bërë që shumë linja ajrore të pezullojnë shërbimet drejt kryeqytetit të Sirisë.

Forcat qeveritare të shtunën kanë bombarduar lagjen periferike të al-Basatenit në përpjekje për të siguruar zonat përreth aeroportit.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, i është përgjigjur me dhunë revoltës kundër regjimit të tij, e cila ka nisur në mars të vitit të kaluar. Mbi 40,000 njerëz, shumica nga ta civilë, thuhet se kanë humbur jetën në konflikt.
XS
SM
MD
LG