Ndërlidhjet

logo-print

PE: Të hiqen strukturat paralele nga veriu


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti Evropian, në projekt-rezolutën për Kosovën, kërkon largimin e strukturave paralele nga veriu i Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se kjo projekt-rezolutë do të diskutohet të hënën nga Këshilli për Politikë të Jashtme i PE-së.

Sipas kopjes që kanë siguruar ato, “Bashkimi Evropian mund të arrijë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën, edhe pse pesë anëtarët e tij nuk e njohin ende pavarësinë e saj, ndërkohë që i inkurajon ato që ta bëjnë një hap të tillë”.

Parlamentarët evropianë po ashtu thuhet se shprehin “shqetësim për mungesën e ndonjë përparimi të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë” dhe kërkojnë që të luftohet kjo dukuri në nivele të larta.

Rezoluta, në anën tjetër, mbështet rivendosjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ndërsa bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani ndërmjet palëve, veçmas të asaj për menaxhimin e integruar të kufirit.

Europarlametarët thonë se “ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje” dhe theksojnë mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës.

Diplomatët evropianë i kanë bërë thirrje disa herë Serbisë që të heqë strukturat e sigurisë nga veriu i Kosovës nëse do që të avancojë në rrugën evropiane.
XS
SM
MD
LG