Ndërlidhjet

logo-print

Morsi cakton referendumin kushtetues


Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 15 dhjetor të votojnë në referendumin për kushtetutën e re, të hartuar nga aleatët e tij islamikë.

Apeli i presidentit vjen një ditë pasi mbështetësit dhe kundërshtarët e tij kanë organizuar mitingje rivale në disa qytete.

Kundërshtarët e Morsit thonë se kushtetuta e re minon disa të drejta themelore.

Kritike për kushtetutën është shprehur edhe organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” duke thënë se “ajo injoron të drejtat e grave, kufizon lirinë e shprehjes në emër të mbrojtjes së fesë dhe lejon gjykimin ushtarak të civilëve”.
XS
SM
MD
LG