Ndërlidhjet

“Amour” fiton 4 Çmime të Filmit Evropian


Skenë nga filmi "Amour"
Skenë nga filmi "Amour"
“Amour”, filmi nga regjisori austriak, Michael Haneke, ka rrëmbyer disa nga Çmimet e Filmit Evropian.

Në ceremoninë e mbajtur në Maltë, “Amour” ka fituar çmimin e flimit më të mirë, të regjisorit më të mirë, të aktores dhe aktorit më të mirë.

Prodhimi i përbashkët francez, gjerman dhe austriak fokusohet në një çift të moshuar, Anne dhe Georges, me një vajzë që jeton jashtë vendit. Anne vuan nga një sëmundje që paralizon gjysmën e trupit të saj.

Filmi bazohet në një situatë që ka ndodhur në familjen e regjisorit Haneke.

Këtë vit, “Amour” ka fituar çmimin kryesor - Palma e Artë - në Festivalin e Filmit në Kanë.
XS
SM
MD
LG