Ndërlidhjet

Presidenti i ri i Meksikës inaugurohet me protesta


Enrique Pena Nieto

Enrique Pena Nieto

Dhjetëra njerëz janë plagosur në trazirat që kanë shpërthyer derisa Enrique Pena Nieto ka marrë detyrën e presidentit të Meksikës.

Autoritetet thonë se të pkatën 76 njerëz janë plagosur dhe 100 të tjerë janë arrestuar gjatë përleshjeve të tyre me policinë.

Demonstruesit kanë kundërshtuar rikthimin në pushtet të partisë së Nietos – Partia Institucionale Revolucionare – e cila ka sunduar Meksikën për më shumë se 70 vjet deri më 2000.

Partia është e njohur te meksikanët për udhëheqje autoritare dhe për lejimin e korrupsionit.

Në fjalimin e tij inaugurues, Nieto, 46 vjeç, është zotuar se do t’i japë fund dhunës me drogë, e cila për disa vite ka lënë dhjetëra-mijëra njerëz të vrarë.

Ai ka paraqitur një plan 13-pikësh, i cili përfshin masat për të rritur ekonominë.
XS
SM
MD
LG