Ndërlidhjet

Al-Maliki paralajmëron konflikt etnik në Irak


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka paralajmëruar për rrezikun e konfliktit etnik në Irak, pasi negociatat për uljen e tensioneve ndërmjet arabëve dhe kurdëve në veri, janë zvarritur.

“Nëse konflikti shpërthen, ai do të jetë i dhimbshëm dhe do të jetë një konflikt etnik”, ka thënë al-Maliki.

Sipas tij, asnjë konflikt “nuk është në interes të kurdëve, as arabëve, as turkmenëve”.

Qeveria e rajonit autonom të Kurdistanit ka thënë të premten se negociatat midis zyrtarëve federalë dhe atyre të sigurisë kurde janë ndërprerë, pasi Bagdadi ka refuzuar të shkatërrojë Komandën Tigris të Operacioneve.

Krijimi i kësaj të fundit, e cila mbulon territorin e kontestuar në Irakun verior, ka shkaktuar reagime të zemëruara të liderëve kurdë, të cilët duan të integrojnë sa më shumë hapësirë në rajonin e tyre.
XS
SM
MD
LG