Ndërlidhjet

Izraeli mban për vete taksat e Autoritetit Palestinez


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Izraelit ka bërë të ditur se do të mbajë më shumë se 100 milionë dollarë taksa dhe të ardhura të tjera, që Izraeli mbledh në emër të Autoritetit Palestinez.

Ky hap vjen si ndëshkim për suksesin e palestinezëve që të përmirësojnë statusin e tyre në Kombet e Bashkuara, nga ai i vëzhguesit në “shtet joanëtar”.

Me votimin, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së thuhet se ka njohur në mënyrë implicite pretendimin e palestinezëve për shtetin, që do të përfshinte Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Ministri izraelit i Financave, Yuval Steinitz, ka thënë se me paratë e taksave do të paguhen borxhet që ka Autoriteti Palestinez ndaj kompanive izraelite të energjisë dhe subjekteve të tjera.
XS
SM
MD
LG