Ndërlidhjet

logo-print

Irani pezullon një dënim me vdekje


Saeed Malekpour

Saeed Malekpour

Autoritetet në Iran kanë pezulluar dënimin me vdekje ndaj në programuesi kompjuterësh.

Avokatët mbrojtës kanë shfaqur shpresën se Saeed Malekpourit, iranian me nënshtetësi kanadeze, do t’i jepet një dënim më i vogël.

Malekpour, 37 vjeç, është arrestuar në dhjetor të vitit 2008, derisa vizitonte babin e sëmurë në Iran.

Më 2010, ai është dënuar nën akuzat se ka projektuar një ueb-faqe me përmbajtje pornografike dhe se ka fyer shenjtërinë e Islamit.

Malekpour ka thënë se programi që ai ka zhvilluar për postimin e fotografive në internet, është përdorur pa dijen e tij për të krijuar faqe pornografike.

Në muajin shkurt, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i ka bërë thirrje Iranit që të shfuqizojë dënimin me vdekje të Malekpourit.
XS
SM
MD
LG