Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi e Daçiq takohen të martën


Thaçi, Ashton, Daçiq

Thaçi, Ashton, Daçiq

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën në Bruksel, do të takojë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Është ky takimi i tretë i radhës ndërmjet dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Thaçi dhe Daçiq, për herë të parë, janë takuar më 19 tetor, ndërsa takimi i dytë është zhvilluar më 7 nëntor.
XS
SM
MD
LG