Ndërlidhjet

Shembet tuneli në Japoni, 5 të vrarë


Pamje nga incidenti në Japoni
Pamje nga incidenti në Japoni
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga shembja e një tuneli, rreth 80 kilometra ne perëndim të Tokios.

Një numër i papërcaktuar i automjeteve besohet të jenë djegur brenda tunelit.

Autoritetet fillimisht kanë pezulluar përpjekjet për shpëtim nga frika se tuneli është i paqëndrueshëm, por më vonë i kanë vazhduar ato.

Tuneli Sasago është njëri nga tunelet më të gjata në Japoni, i cili kalon pranë malit Fuji dhe lidh kryeqytetin me pjesën perëndimore të vendit.
XS
SM
MD
LG