Ndërlidhjet

Shqipëria do të kerkojë hetimin e Carla del Pontes


Carla del Ponte

Carla del Ponte

Shqipëria do t’iu kërkojë institucioneve ndërkombëtare të hetojnë ish-prokuroren e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte.

Kryeministria, në një deklaratë zyrtare, ka njoftuar se do të nisë kërkesë për hetimin e Del Pontes pas lirimit të Ramush Haradinajt.

“Del Ponte të hetohet për rolin tendencioz e të paligjshëm në lidhje me Haradinajn. Kërkesa për hetimin e Del Pontes do t’i dërgohet edhe sekretarit të OKB-së”, ka bërë të ditur Qeveria e Shqipërisë.

Gjykata e Hagës, të enjten, ka liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarë të tij.
XS
SM
MD
LG