Ndërlidhjet

Shpërthime dhe viktima të reja në Homs


Homs (foto arkivi)
Homs (foto arkivi)
Një makinë bombë ka shpërthyer jashtë një xhamie në Homs të Sirisë, duke vrarë të paktën shtatë persona.

Aktivistët thonë se mbi 20 njerëz të tjerë janë plagosur, ndonëse shifrat e viktimave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Homsi ka kaluar nëpër luftime dhe dhunë të ashpër gjatë konfliktit 20-muajsh ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.

Aktivistët po ashtu kanë raportuar se 182 njerëz – në mesin e tyre 76 kryengritës, 68 civilë dhe 38 ushtarë – janë vrarë në dhunën e së shtunës.
XS
SM
MD
LG