Ndërlidhjet

Rugova kujtohet në ditëlindjen e 68-të të tij


Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë sot homazhe dhe ka vendosur lule pranë varrit të Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, si dhe ka vizituar familjen e tij, me rastin e 68-vjetorit të lindjes së tij.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se është obligim qytetar, por edhe institucional, për të nderuar punën, veprën, sakrificën dhe gjithë angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për shtetin e Kosovës.

Homazhe te varri i Rugovës ka bërë sot edhe kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës - partisë që ka themeluar vetë presidenti i ndjerë.

Rugova ka ndërruar jetë në janar të vitit 2006, si pasojë e sëmundjes së kancerit.
XS
SM
MD
LG