Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë seancat në rastin Manning


U.S. -- Bradley Manning is escorted from the courthouse at Fort Meade, Maryland, 22Dec2011

U.S. -- Bradley Manning is escorted from the courthouse at Fort Meade, Maryland, 22Dec2011

Ka vazhduar sot seanca paragjyqësore në rastin e Bradley Manningut, i cili akuzohet për ofrimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara amerikane ueb-faqes Wikileaks.

Disa punëtorë të qendrës ushtarake të paraburgimit, ku Manning është mbajtur gjatë nëntë muajve të fundit, e kanë përshkruar atë si “të tërhequr dhe me rrezik për të dëmtuar veten e tij”.

Manning, 22 vjeç, përballet me 22 aktakuza, që kanë të bëjnë me rrjedhjen e mijëra kabllove diplomatike të Shteteve të Bashkuara, në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan.

Nëse dënohet, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG