Ndërlidhjet

Abbas kthehet në Ramallah si triumfues


Presidneti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Presidneti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Presidenti i Autoritetit Palestinez është kthyer në Ramallah si triumfues, pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të enjten për t’i dhënë Autoritetit Palestinez statusin e “shtetit joanëtar”.

“Po, tani kemi shtet”, ka thënë Abbas para turmës së njerëzve në Bregun Perëndimor.

Abbas është zotuar se vëmendja e tij tani do të kthehet në arritjen e pajtimit në mes të Fatahut dhe Hamasit – dy fraksioneve kryesore politike të palestinezëve.

Më herët, Qeveria e Izraelit ka bërë të ditur se do të mbajë më shumë se 100 milionë dollarë taksa dhe të ardhura të tjera, që Izraeli mbledh në emër të Autoritetit Palestinez.

Ky hap është thënë se ka ardhur si ndëshkim për suksesin e palestinezëve që të përmirësojnë statusin e tyre në Kombet e Bashkuara.

Kabineti izraelit po ashtu ka thënë se vendimi i OKB-së nuk do të shërbejë si bazë për negociatat e ardhshme ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG