Ndërlidhjet

logo-print

Borut Pahor zgjidhet president i Sllovenisë


Borut Pahor

Borut Pahor

Borut Pahor është zgjedhur në postin kryesisht ceremonial të presidentit të Sllovenisë.

Ish kryeministri i qendrës së majtë fitoi në raudnin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën të dielën.

Sipas rezultateve paraprake ai mori 67.4 për qind të votave.

Presidenti në detyrë, Danilo Turk mori më shumë se 32 për qind.

Balotazh pasoi përleshjet e së premtes mes protestuesve kundër masave shtrënguese dhe policisë, nga të cilat 15 persona u plagosën dhe rreth 30 u arrestuan.

Ish republika jugosllave dhe tash anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian po përballet me një nga recesionet më të rënda në eurozonë.
XS
SM
MD
LG