Ndërlidhjet

Ban: Vendimi izraelit, goditje për paqen


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka paralajmëruar se perspektiva e paqes do të pësojë një “goditje pothuajse fatale”, po që se Izraeli ndërton mijëra njësi të reja të banimit për kolonët hebrenj në tokën, të cilën, palestinezët e duan për shtetin e së ardhmes.

Një deklaratë e OKB-së tha se plani i Izraelit për ndërtimin e 3 mijë njësive të reja, do të rrezikojë shkëputjen e plotë të Jerusalemit lindor nga pjesa tjetër e Bregut Perëndimor.

Njoftimi i Izraelit për ndërtimin erdhi një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme votoi me shumicë dërrmuese për të përmirësuar statusin e palestinezëve në OKB nga subjekt vëzhgues në shtet jo anëtar.

Izraeli ka intensifikuar presionin, duke njoftuar se ka pezulluar rreth 100 milionë dollarë, që ua ka borxh palestinezëve për taksat.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas të dielën u kthye në Bregun Perëndimor dhe deklaroi: “Tani kemi një shtet.”
XS
SM
MD
LG