Ndërlidhjet

Putin viziton Turqinë


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti rus Vlladimir Putin, pritet që të hënën të vizitojë Stambollin për të biseduar me liderët turq mbi konfliktin në Siri dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin biznesor turko-rus.

Putin pritet të bashkë-kryesojë një takim të Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunimin turko-rus dhe të zhvillojë bisedime me kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan.

Lidhjet turko-ruse kanë qenë të tendosura gjatë krizës siriane.

Turqia ka bërë thirrje të hapur për përmbysjen e regjimit të presidentit Bashar al-Asad, një aleat tradicional i Moskës.

Rusia ka kundërshtuar çdo ndërhyrje nga jashtë në luftën në fqinjin e Turqisë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit jashtë vendit në dy muajt e fundit.

Përpara udhëtimit Putinit, Kremlini hodhi poshtë njoftimet se 60-vjeçari Putin po vuan nga një problem serioz i shpinës, ose nga çështje të tjera shëndetësore.
XS
SM
MD
LG