Ndërlidhjet

Clinton nis një turne evropian


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka arritur në Pragë, në ndalesën e saj të parë të një turneu evropian.

Departamenti i Shtetit tha se Clinton pritet të takohet me udhëheqësit çekë të hënën për të biseduar mbi ”forcimin e pavarësimit të energjisë çeke.”

Clinton pritet të inkurajojë çekët që të zgjedhin kompaninë amerikane Westinghouse, kundrejt Atomstroyexport të Rusisë, për të ndërtuar një projekt të ri bërthamor në vlerë prej miliarda dollarësh në centralin bërthamor në Temelin.

Zyrtarët amerikanë pritet të inkurajojnë çekët, që të reduktojnë vartësinë e tyre të energjisë nga Rusia.

Republika Çeke aktualisht merr shumicën e importeve të saj të energjisë nga Rusia.

Pas Pragës, Clinton pritet të vizitojë Brukselin për të marrë pjesë në një takim të NATO-s dhe të takojë ministren e Jashtme të Pakistanit Hina Rabbani Khar.

Turneu i Clintonit do të përfshijë gjithashtu edhe ndalesat në Irlandë dhe Irlandën Veriore.
XS
SM
MD
LG