Ndërlidhjet

Gjyqësori sfidon Morsin


Protestues para Gjykatës së Lartë, Kajro
Protestues para Gjykatës së Lartë, Kajro
Një organ që përfaqëson gjykatësit egjiptianë ka njoftuar se nuk do ta mbikëqyrë referendumin e 15 dhjetorit mbi projekt-kushtetutën.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të Klubit të Gjyqtarëve, që u mbajt në Kajro të dielën.

Masa erdhi pas ngërçit të krijuar mes presidentit Muhamed Morsi dhe gjyqësorit, të shkaktuar nga dekreti i 22 nëntorit, i cili zgjeron pushtetin e presidentit.

Më herët, të dielën, gjykata e lartë e Egjiptit ka shtyrë një seancë në të cilën duhet të shqyrtonte ligjshmërinë e një paneli, që e ka hartuar kushtetutën e re.

Gjykata e Lartë Kushtetuese tha se demonstratat publike nga mbështetësit islamikë të Morsit, bënë të pamundur punën për gjyqtarët.

Rreth 100 mijë mbështetës të Morsit u mblodhën në Kajro dhe qytete të tjera.
XS
SM
MD
LG