Ndërlidhjet

logo-print

Rritet emetimi global i dioksidit të karbonit


pekin, foto nga arkivi

pekin, foto nga arkivi

Shkencëtarët thonë se lirimi i dioksidit të karbonit industrial u rrit afërsisht 2.6 për qind këtë vit dhe tre qind vitin e kaluar, me gjithë fushatën globale për të ulur emetimet e tilla, të cilat fajësohen për ndryshimet klimatike.

Studimi i publikuar të hënën nga Projekti “Global Carbon” , thotë se shumica dërrmuese e lirimit të gazrave ka ndodhur në Kinë, shtet ky që për shkak të industrive është bërë ndotësi më i madh në botë me dioksid të karbonit.

Studimi gjeti se nga 10 ndotësit më të mëdhenj në botë, vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit.

Studimi, i publikuar në revistën “Nature Climate Change”, paralajmëron se rritja e emetimeve çon botën ka temperaturat e larta, thatësirat dhe stuhitë e fuqishme.

Studimi u publikua, derisa përfaqësues të më shumë se 190 vendeve po marrin pjesë në një konferencë në Katar, për të gjetur formën se s’iu përgjigjet bota ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG