Ndërlidhjet

logo-print

PE kundërshton çdo ide për ndarje të Kosovës

  • RFE /RL

BE

BE

Parlamenti Evropian, në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka diskutuar situatën në Kosovë dhe raportin e paraqitur nga raportuesja për Kosovën, Ulricke Lunachek.

Deputetët e këtij Komiteti u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, sikur edhe EULEX-it, që të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo është përfshirë edhe në projekt-rezolutën, për të cilën është diskutuar në këtë seancë të Komitetit.

E njëjta projekt-rezolutë shpreh keqardhje për atë që e quan mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel të lartë.

Po ashtu është mirëpritur Studimi i Fizibilitetit, i paraqitur kohë më parë nga Komisioni Evropian, në të cilin thuhet se është e mundshme që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe BE-së, pa marrë parasysh mosnjohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare.

Por, përkundër kësaj, Parlamenti Evropian u bën ftesë pesë vendeve anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

Edhe një herë, Parlamenti Evropian ka kundërshtuar fuqishëm çdo ide për ndarje të Kosovës.

Krahas Kosovës, në të njëjtën seancë është diskutuar edhe raporti për Serbinë. Deputetët evropianë kanë mbështetur qëllimin që sa më parë t’i jepet një datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit Serbisë, mirëpo kanë nënvizuar se ky vend duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën.

Sikur në raportin për Serbinë, ashtu edhe në atë për Kosovën, të dyja palëve u është bërë ftesë që të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialog dhe të angazhohen në vazhdimin e dialogut në një frymë konstruktive.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG