Ndërlidhjet

Mitrovicë: Të parandalohen tensionet për IBM-në në veri


Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative në veri

Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative në veri

Udhëheqësit e Komunës së Mitrovicës sot kanë kërkuar shtim të sigurisë në veri për të parandaluar tensionet, që mund të ngriten, me fillimin e implementimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Kryetari i Komunës, Avni Kastarti, tha se “duke pasur parasysh qasjen e strukturave ilegale dhe grupeve kriminale serbe në veri, ndaj pikave kufitare, strukturat e sigurisë duhet të marrin masa dhe të mos lejojnë eskalimin e situatës”.

Këto komente ai i bëri në takimin e Komitetit të Sigurisë, në të cilën ka marrë pjesë edhe Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës.

Me këtë rast ajo theksoi se këto ditë situata është e tensionuar, prandaj kërkohet gjakftohtësi.

Mëtutje, siç ka njoftuar Zyra për informim e Komunës së Mitrovicës, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë ditëve të fundit, ka pasur probleme në veri, si sulme, provokime, defilime dhe të shtëna me armë nga grupe kriminale serbe të mbështetura nga strukturat ilegale.

“Institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë duhet të veprojnë me kohë, për të parandaluar incidentet e mundshme, që mund të ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të sigurisë”, tha Shala.
XS
SM
MD
LG