Ndërlidhjet

logo-print

Degert: Takimi Thaçi – Daçiq i rëndësishëm për rrugën në BE


Vincent Degert

Vincent Degert

Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka vlerësuar sot se takimi i nesërm Hashim Thaçi – Ivica Daçiq, është i rëndësishëm për të dy palët për rrugën e tyre kah Bashkimi Evropian.

Nesër në Bruksel pritet të mbahet takimi i tretë me radhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Zoti Degert u tha gazetarëve në Beograd se ky takim po mbahet në kohën e duhur dhe se nga rezultatet e tij do të varen edhe konkludimet e Këshillit të BE-së.

Sipas tij, pritet një takim i mirë, ndërsa temat e bisedimit janë tashmë të njohura dhe se të dy palët e dinë se çka pritet nga ato.
XS
SM
MD
LG