Ndërlidhjet

Clinton: Çekia e përkushtuar për siguri atomike


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Ckinton, dhe ministri i jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, arrijnë në konferencën për shtyp në Pragë
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Ckinton, dhe ministri i jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, arrijnë në konferencën për shtyp në Pragë
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha sot në Pragë, se Çekia është e përkushtuar për siguri atomike.

“Kur kemi të bëjmë me energjinë civile bërthamore, Republika e Çekisë udhëheq në Evropën Qendrore, në kuptimin e përkushtimit tuaj për siguri atomike dhe siguri këtu në shtëpi dhe mbështejten tuaj për moszgjerim në kornizën bërthamore ndërkombëtare. Nuk ishte e rastësishme, që presidenti amerikan, Barack Obama, erdhi në Pragë, herët në mandatin e tij të parë, për të folur për agjendën globale të moszgjerimit”, tha Hillary Clinton, sot në Pragë, në konferencën e përbashkët për gazetarë, me ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzeberg.

Zonja Clinton ka kërkuar nga çekët që ta zgjedhin kompaninë amerikane Westinghouse në garën me firmën ruse Atomstroyexport, për ndërtimin e kapacitetit bërthamor prej disa miliarda dollarësh në centralin atomik Temelin.

Zyrtarët amerikanë po i inkurajojnë çekët që ta reduktojnë varshmërinë energjetike ndaj Rusisë.

Pas Pragës, zonja Clinton udhëton për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e NATO-s dhe për ta takuar ministren e jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar.
XS
SM
MD
LG