Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkoi mbështetje të Çekisë në proceset integruese


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot në Pragë është takuar me ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, me ç’rast ka kërkuar mbështetje për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim ndërmjet Kosovës e Bashkimit Evropian.

Zoti Hoxhaj e ka njoftuar ministrin Schwarzenberg për progresin që ka bërë Kosova, pas heqjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Ministri i jashtëm i Çekisë, nga ana e tij ka theksuar kënaqësinë e tij që të njejtën ditë, pos Hoxhajt, ai është takuar edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe ka vlerësuar se të dy vendet janë aleate të fuqishme të Çekisë, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG