Ndërlidhjet

Shqipëri: Zgjedhjet mbahen më 23 qershor


Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, e ka caktuar sot datën 23 qershor të vitit të ardhshëm për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Shqipëria është nën presion të Bashkimit Evropian për të mbajtur zgjedhje korrekte dhe të lira, nëse vendi dëshrion t’i bashkohet BE-së.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2009, pat fituar Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, e cila së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e siguroi shumicën në Kuvendin e Shqipërisë me 140 vende deputetësh.

Partia Socialiste opozitare dhe aleatet e saja menjëherë i patën kontestuar këto zgjedhje duke akuzuar për vjedhje dhe kjo solli një krizë politike.

Brukseli thotë se Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Nëse nuk mbanë zgjedhje, që i plotësojnë normat ndërkombëtare dhe nëse nuk i përmirëson përpjekjet e saj për demokraci.
XS
SM
MD
LG