Ndërlidhjet

logo-print

Sot takimi i tretë Thaçi-Daçiq


Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takon sot në Bruksel kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Takimi, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeministrave.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.

Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avancojë përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit në këtë bllok.

Takimi i parë Thaçi-Daçiq është zhvilluar më 19 tetor, ndërsa i dyti më 7 nëntor.
XS
SM
MD
LG