Ndërlidhjet

Paris: Nis gjyqi i 10 terroristëve të dyshuar


Në gjykatën në Paris...

Në gjykatën në Paris...

Dhjetë persona kanë dalë para gjyqit të hënën në Paris, nën akuzat se kanë ndihmuar financimin e Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit – organizatë kjo ekstremiste, e cila akuzohet se ka lidhje me Al Kaidën.

Të dyshuarit thuhet se kanë mbledhur mijëra euro nga njerëzit në xhamitë e Francës, për t’ia dërguar lëvizjes në fjalë në periudhën 2003-2008.

Ata janë arrestuar më 2008 në Francë, Gjermani dhe Holandë.

AP citon avokatët e dy të dyshuarve t’i kenë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se paratë janë mbledhur për qëllime humanitare.

Lëvizja Islamike e Uzbekistanit konsiderohet si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG