Ndërlidhjet

Obama paralajmëron pasoja për Assadin


Presidenti amerikan, Barack Obama.
Presidenti amerikan, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka paralajmëruar presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, se “do të ketë pasoja” nëse regjimi i tij përdor armë kimike kundër luftëtarëve rebelë ose mbështetësve të opozitës.

“Sot, dua t’ia bëj të qartë Assadit dhe atyre që komandon ai: Bota po vëzhgon. Përdorimi i armëve kimike është dhe do të jetë i papranueshëm. Nëse ju bëni gabim tragjik dhe i përdorni ato, do të ketë pasoja për të cilat ju do të mbaheni përgjegjës”, ka thënë Obama.

Presidenti nuk ka sqaruar pasojat. Komentet e tij vijnë pasi zyrtarët amerikanë kanë thënë se agjentët e inteligjencës kanë zbuluar se regjimi sirian ka zhvendosur komponentët e armëve kimike në ditët e fundit.

Protestat e para në Siri kundër regjimit të Assadit kanë shpërthyer në mars të vitit të kaluar. Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e tij dhe, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, mbi 40,000 persona kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG