Ndërlidhjet

Opozita proteston sërish kundër Morsit


Protesta kundër Morsit - foto arkivi

Protesta kundër Morsit - foto arkivi

Mbështetësit e opozitës në Egjipt pritet të tubohen sot në protesta masive, për të kundërshtuar draftin e ri të kushtetutës dhe dekretin e presidentit Muhammad Morsi, i cili i jep atij kompetenca gati të pakufizuara.

Opozita ka reaguar me protesta pas njoftimit të Morsit se referendumi për kushtetutën e re do të mbahet më 15 dhjetor. Kundërshtarët thonë se draft-kushtetuta nuk mbron të drejtat e grave dhe grupet pakicë.

Morsi ka thënë se duhet të ratifikohet kushtetuta para se ai të shfuqizojë dekretin e 22 nëntorit.
XS
SM
MD
LG