Ndërlidhjet

Mbi 40 të arrestuar në protestat në Slloveni


Maribor , Slloveni
Maribor , Slloveni
Policia në Slloveni ka bërë të ditur sot se ka arrestuar mbi 40 persona në protestat antiqeveritare të së hënës.

Protesta në Maribor është shndërruar në përleshje me policinë, pasi protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të një salle të qytetit.

Raportet thonë se të paktën 12 njerëz janë lënduar.

Të hënën, mijëra njerëz kanë protestuar në mënyrë paqësore në disa qytete të tjera të Sllovenisë, për shkak të masave të kursimit dhe dyshimeve për korrupsion.

Disa protesta kundër qeverisë janë shndërruar në dhunë edhe javën e kaluar.

Sllovenia po përballet me njërin nga recesionet më serioze në Eurozonë dhe zyrtarët planifikojnë të zbatojnë masa kursimi.

Protestuesit thonë se ata janë të zemëruar edhe me hetimet për korrupsion të disa zyrtarëve të lartë politikë.
XS
SM
MD
LG