Ndërlidhjet

Irani thotë se ka kapur një avion të SHBA-së


Iran
Iran
Irani thotë se ka kapur një avion pa pilot të Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se ka shkelur hapësirën ajrore të tij.

“Avioni ka kryer një sërë fluturimesh mbikëqyrëse mbi Gjirin Persik në ditët e fundit”, citohet të ketë thënë Garda Revolucionare e Iranit.

Mediat iraniane nuk kanë dhënë hollësi se si është “kapur” avioni.

Muajin e kaluar, Irani ka thënë se ka qëlluar, por nuk ka arritur të ndalojë një avion të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara mbi Gjirin Persik.

Teherani ka thënë se avioni ka shkelur hapësirën e tij ajrore, por SHBA-ja ka kundërshtuar, duke thënë se ka qenë jashtë kufirit.
XS
SM
MD
LG