Ndërlidhjet

OeSD pezullon kontratën e pasaportave për Kosovën


Pasaporta e Kosovës
Pasaporta e Kosovës
Kompania austriake OeSD ka suspenduar kontratën me autoritetet kosovare për prodhimin e pasaportave biometrike për Kosovën.

“Për shkak të vonesave të vazhdueshme të pagesave nga ana e Republikës së Kosovës për ofrimin e pasaportave, OeSD është detyruar që të pezullojë, tani për tani, shërbimet që ofron kontrata”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Rrjedhimisht, vijon njoftimi, të ardhurat prej 700,000 eurosh për vitin fiskal 2012/2013 nuk do të mund të realizohen.

Dhënia e pasaportave biometrike në Kosovë ka nisur në tetor të vitit 2011.

Njoftimin e OeSD-it mund ta lexoni KËTU.
XS
SM
MD
LG