Ndërlidhjet

Putini shkarkon disa zyrtarë të lartë


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkarkuar disa zyrtarë të lartë në Ministrinë e Brendshme, Komitetin Hetues dhe Shërbimin Federal të Korrektimit.

Putini ka nënshkruar sot dekretet e shkarkimit, që, pos të tjerëve, godasin shefin e kontrollit të pasaportave dhe zëvendëshefin e Shërbimit Federal të Korrektimit.

Ueb-faqja e administratës presidenciale nuk ka dhënë detaje për vendimin e shkarkimeve.
XS
SM
MD
LG