Ndërlidhjet

NATO pritet ta mbështesë Turqinë për raketat Patriot


Raketat Patriot...

Raketat Patriot...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se është i bindur se aleanca do të miratojë kërkesën e Turqisë për vendosjen e raketave tokë-ajër, Patriot, për t’u mbrojtur nga sulmet e Sirisë fqinje.

Ai ka bërë këto komente para takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Rusia, aleatja e Sirisë, ka tërhequr vërejtjen se zbarkimi do të përkeqësojë armiqësitë.

Rasmussen ka adresuar shqetësimet ruse”

“Siç e kemi bërë të qartë tashmë, çdo zbarkim do të jetë vetëm defansiv. Në asnjë mënyrë nuk do ta mbështesë zonën e ndalim-fluturimit apo ndonjë oepracion operativ”, u shpreh Rasmussen.

Ai tha se zbarkimi mund të ndodhë “brenda javëve” pas miratimit të marrë nga aleatët e NATO-s.

SHBA, Gjermania dhe Holanda janë të vetmet shtete që mund të vendosin armë të tilla.
XS
SM
MD
LG