Ndërlidhjet

Luftime përreth Damaskut


Rrethina e Damaskut...
Rrethina e Damaskut...
Në rrethinat jugore të kryeqytetit sirian, Damask, raportohet se janë duke u zhvilluar luftime.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, tha se betejat po zhvillohen në perferi të Beit Sahamit, Akrabas, Yaldas, dhe në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut.

Drejtori i grupit, Rami Abdel Rahman, tha se “kryengritësit po bëjnë përpjekje të mëdha për të hyrë në qytet, por nuk kanë mundur të avancojnë, me gjithë shpresën për ta bërë këtë”.

Observatori mbështetet në raportet e aktivistëve nga terreni.

Rrethinat e Damaskut kanë qenë bastione të opozitës që nga nisja e kryengritjes në muajin mars të vitit 2011.

Në javët e fundit, kryengritësit kanë konfiskuar baza ushtarake, duke përfshirë disa edhe afër Damaskut.

Të paktën 40 mijë njerëz vlerësohet se janë vrarë në Siri, që nga fillimi i kryengritjes.
XS
SM
MD
LG