Më shumë se një mijë studentë të Universitetit të Beogradit dhe nga qytete tjera janë mbledhur para Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste kundër vendimeve të Tribunalit të Hagës.
Ata protestojnë kundër lirimit të gjeneralëve kroatë Ante Gotovina dhe Mlladen Markaq, si dhe të ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ata kërkojnë nga Kuvendi i Serbisë që të miratojë një rezolutë mbi vendimet e fundit gjyqësore të Tribunalit të Hagës, si dhe për nisjen e shqyrtimit të statusit të Tribunalit të Hagës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Hagë.
Studentëve para parlamentit i janë bashkuar edhe përfaqësuesit organizatave “1389” dhe “Obraz”.