Ndërlidhjet

Lansohet indeksi i parë global mbi terrorizmin


India kujton sulmin terrorist në Mumbai, foto nga arkivi
India kujton sulmin terrorist në Mumbai, foto nga arkivi
Indeksi i parë botëror mbi terrorizmin konstaton se incidentet e dhunës ekstreme janë në rënie në të gjithë botën.

Indeksi është hartuar Instituti për Ekonomi dhe Paqe.

Në studim thuhet se incidentet terroriste arritën kulmin në vitin 2007, pas rritjes për çdo vit, si pasojë e sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001.

Por, numri i viktimave nga terrorizmi ka rënë për 25 për qind që nga atëherë.
Indeksi bën rednitjen e 158 vendeve gjatë 10 vjetëve të fundit.

Vetëm 31 prej tyre nuk kanë përjetuar sulm terrorist që nga viti 2001.
Indeksi rendit Irakun, Pakistanin dhe Afganistanin si vendet më të prekura nga terrorizmi në vitin e kaluar.

India është vendi i katërt më i prekur.

Hulumtimi thotë se Amerika e Veriut ka më pak të ngjarë të pësojë nga terrorizmi, ndërsa evropianët perëndimorë kanë më shumë gjasa të hasin në një sulm terrorist.
XS
SM
MD
LG