Ndërlidhjet

Kroacia ankesë në OKB kundër del Pontes


Carla del Ponte

Carla del Ponte

Mbrojtja e gjeneralit Ante Gotovine ka paraqitur ankesë para sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon kundër ish kryeprokurores Carla Del Ponte, për të kërkuar nisjen e hetimeve për shkak të deklaratave të saj se gjykimi i plotfuqishëm për lirimin e Ante Gotovinës dhe Mlladen Markaqit nuk paraqet drejtësi, ka thënë në profilin në Twitter, avokati Luka Mishetiq.

Mbrojtësit e gjeneralit Gotovina kërkojnë që të ndërmerren hapa që në të ardhmen Del Ponte të përmbahet nga komentimet e tilla dhe që të ndërmerren masa për të kompensuar dëmin që i është bërë Gotovinës.

Edhe Kosova dhe Shqipëria kanë deklaruar se do të kërkojnë nisjen e hetimeve kundër Carla Del Pontes, në rastin e shtyrjes përpara të gjykimit të dytë kundër ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili bashkë me ish luftëtarët e UÇK-së, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj u liruan si të pafajshëm në javën e kaluar nga Gjykata në Hagë.
XS
SM
MD
LG