Ndërlidhjet

logo-print

Bora paralizon trafikun në Rusi


Moskë...

Moskë...

Qytetarët e Rusisë, vendi i njohur për temperatura të acarta dhe borës, janë habitur nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, që kanë paralizuar trafikun në qytetet e mëdha dhe është shkaktuar kaos në aeroporte.

Në rajonet lindore të Rusisë, bora u përcoll me erëra të forta.

Trafiku rrugor në rajonet e Lindjes së Largët dhe rajonet detare u pezullua për shkak të dëborës dhe akullit.

Në Moskë, dëbora e madhe ka zvarritur trafikun deri të martën në mëngjes.

Zyrtarët e qytetit paralajmëruan se situata nuk do të përmirësohet, sidomos jo gjatë orëve të trafikut të dendur.

Aeroportet nga Moska në Vladivostok raportuan për vonesa dhe anulim fluturimesh.

Moti jashtëzakonisht i rëndë nuk u pa si shfajësim për ministrat që u vonuan në një takim me kryeministrin Dmitri Medvedev. Medvedev i qortoi ata për ngadalësi, duke vënë në dukje se përfaqësuesit e bizneseve kishin arritur me kohë.
XS
SM
MD
LG